Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim Dora Bakoyannis (Greqi, EPP/CD), Raportuesen për Komisionin e Çështjeve Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës në misionin e saj fakt-mbledhës në Kosovë.
Sipas një komunikate shtypi, Kurti e falënderoi Bakoyannisin për vizitën e saj duke theksuar që është nder dhe kënaqësi ta mirëpres në Kosovë dhe në kryeministri.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti u shpreh se për Kosovën anëtarësimi në Këshill të Evropës është proces historik i cili i kontribuon mbrojtjes, promovimit dhe avancimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.
“Republika e Kosovës po angazhohet maksimalisht që çdo fazë e anëtarësimit të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërkohë që ndau me të më të rejat për sa i takon zhvillimeve politike në vend, performancës ekonomike, progresit demokratik dhe reformave të deritanishme:.
Raportuesja Bakoyannis thuhet se e falënderoi Kurtin për mikpritjen. “Ajo u shpreh e lumtur me ndryshimin dhe zhvillimin që ka shënuar vendi prej vizitës saj të fundit para 14 vjetëve, teksa theksoi se raporti që do të përpilojë ajo nga qëndrimi i saj këtu do të shërbejë si bazë për vendimmarrje në PACE”.
Kurti takohet me raportuesen për anëtarësimin e Kosovës në KiE from Ekonomia Online on Vimeo.