Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar kryeministrin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham.
Kurti në një postim në rrjetin social “X”,ka thënë se pret që sa më parë të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy qeverive.
“Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet qeverive tona në një gamë të gjerë vlerash dhe prioritetesh të përbashkëta, përfshirë promovimin e tregtisë dhe investimeve, mbrojtjen e demokracisë nga ndikimi keqdashës i Rusisë dhe përfaqësuesve (proxies) të saj në Evropën Juglindore, si dhe rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura Britanike”, ka shkruar i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.
Andy Burnham është emëruar sot zyrtarisht kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar pas takimit me Mbretin Charles III në Pallatin Buckingham.
Burnham mori drejtimin e qeverisë pasi javën e kaluar zëvendësoi Starmerin në krye të Partisë Laburiste.