Kurti pret kryetarin e Bujanocit, e quan të rrezikshëm “korrigjimin e kufijve”

Prishtinë | 07 Gus 2018 | 12:42 | Nga

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i shoqëruar nga Hydajet Hyseni, kryesues i Këshillit të Përgjithshëm, dhe deputetja Fitore Pacolli, kanë pritur në takim kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shapi Kamberi, dhe shefin e kabinetit të tij, Rahim Salihu.

Sipas një komunikate të VV-së, ky takim është në vazhdën e tryezës për të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc të cilën e organizoi VV-ja në Kuvendin e Kosovës, në fund të muajit korrik.

“Z. Kurti e informoi z. Kamberi rreth diskutimeve që kishte Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mbledhjen e saj të djeshme rreth zhvillimeve të fundit që prekin komunat e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Ai e konsideroi joadekuate dhe të rrezikshme shprehjen “korrigjim i kufijve” të Presidentit Thaçi, meqenëse korrigjim i kufijve do të thotë korrigjim aty-këtu i ndonjë hapësire të vogël me ndonjë fshat, zabel a kodrinë, por jo përfshirje e një krahine të tërë siç është zona e komunave të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, e që duhet të trajtohen si tërësi dhe jo të ndara nga njëra-tjetra”.

“Z. Kurti tha se respektimi i referendumit të vitit 1992 është zgjidhja e vetme e drejtë duke shtuar se Serbia duhet që ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të paguajë për dëmet e shumta të luftës dhe okupimit”.

“Të dy palët u pajtuan për kontakte, komunikim, takime e bashkëpunim të vazhdueshëm”, theksohet në njoftimin për medie.

Image may contain: 1 person, indoor

Image may contain: 3 people, people sitting

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme