Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, e cila po qëndron në vendin tonë për një vizitë zyrtare, raporton Ekonomia Online.
Kurti e ka falënderuar Valtonen për vizitën e saj dhe mbështetjen e Finlandës ndaj Kosovës, ndërsa ka theksuar se mezi pret thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në fusha ekzistuese. Në anën tjetër, kryediplomatja finlandeze u shpreh e lumtur për vizitën e saj në Kosovë.
Në këtë takim mediat janë lejuar që të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë për media.
Gjatë ditës, ministrja Valtonen është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani si dhe Zëvendëskryeministren, njëherësh Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.