Ekonomia Online
FUNDIT

Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin turk Angili, falënderon Turqinë për mbështetjen ndaj Kosovës

Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin turk Angili, falënderon Turqinë për mbështetjen ndaj Kosovës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, të cilin e ka falënderuar për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Përmes një postimi, Kurti ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Republikës së Kosovës, duke e cilësuar atë si partnere […]

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, të cilin e ka falënderuar për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Përmes një postimi, Kurti ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Republikës së Kosovës, duke e cilësuar atë si partnere dhe aleate që nga çlirimi dhe shpallja e pavarësisë.

“Turqia ka qenë partnere dhe aleate e Republikës sonë, që nga çlirimi, shpallja e pavarësisë dhe përmes raporteve gjithnjë në rritje ajo është një prej shteteve që vendi ynë bashkëpunon shumë në aspektin ushtarak dhe të mbrojtjes, si dhe të ekonomisë e tregtisë”, ka shkruar Kurti.

Ai i ka uruar ambasadorit Angili suksese në angazhimet e tij të ardhshme, duke e falënderuar për punën dhe përkushtimin gjatë mandatit të tij në Kosovë.

Të ngjashme