Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet sot me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.
Takimin e Abdixhikut me Kurtin e ka konfirmuar zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halmi.
“Takimi do të mbahet, të mërkurën (26 maj) duke filluar nga ora 11:00”, ka deklaruar Halimi.
Ndërkaq edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim.
“Po, do të marr pjesë”, ka deklaruar Abdixhiku.
Ndryshe, Kurti dje ka pritur në takim kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.
Pas takimit, Haradinaj tha folën për dialogun e Kosovës me Serbinë.