Kurti prezanton dy projektligje: Mbi 83% e të punësuarve në sektorin publik në baza partiake

Prishtinë | 14 Sht 2022 | 12:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur një konferencë për medie në lidhje me Projektligjin për Pagat dhe Projektligjin për Zyrtarët Publik, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se më shumë se 83 për qind e të punësuarve në sektorin publik janë punësuar me baza partiake.

“Sot jemi këtu për dy projektligje shumë të rëndësishme për administratën shtetërore, pra Projektligjin për Pagat dhe Projektligjin për Zyrtarët Publik. Ashtu siç e kemi sqaruar në Kuvend, hartimi i këtyre ligjeve nuk ka mundur të bëhet lehtë”.

“Më shumë se 34 mijë zyrtarë nuk e gjenden vendin e punës pas reformimit. Të dhënat e raportit të progresit theksojnë se administratat publike kanë qenë të mbingarkuar nga politika”, tha Kurti.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Projektligji për paga rregullon pabarazinë në paga dhe se të dy do të jenë në diskutim publik për 15 ditë pune, raporton EO.

“Procesi i konsultimit për këto dy ligje ka qenë i udhëhequr nga parimi i qartë, transparenca, barazia dhe mos diskriminimi. Ky projektligj rregullon pabarazinë në paga”.

“Për 15 ditë pune të dyja projektligjet do të jenë në konsultim publik dhe ne si ministri i mirëpresim të gjitha komentet, në mënyrë që këto dy projektligje të miratohen”, tha ai.

Të ngjashme