Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati, kanë mbajtur konferencë për medie ku kanë paraqitur pakon e re të mbështetjes për përballje me inflacionin, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri bëri se do t’i përkrahin të gjithë ata që e kursejnë energjinë elektrike. Kurti njoftoi se do t’i ndajnë 100 milionë euro për shkak të inflacionit.
Ai tha po ashtu që do t’i ndajnë nga 100 euro për pensionistët dhe do ta dyfishojnë ndihmën ndaj familjeve me asistencë sociale.
Gjithashtu Kurti shtoi se do t’i ndajnë edhe nga 50 euro për zyrtarët publik nga muaji shtator.
“Bizneset i përkrahëm përmes subvencionimit të kredive për zgjerimin e kapaciteteve. Sot po prezantojmë një pako të re. Nisur nga gjendja e rënduar me energji, sot më shumë se kurrë duhet të kursejmë. Do t’i subvencionojmë të gjithë ata që kursejnë. Ne do të subvencionojmë dy fish faturën, do të procedojmë projektligjin për punë publike”.
“Për pensionistët do të ndajmë shumën prej 100 euro, kurse familjet me asistencë sociale do t’i mbështesim. Punësimin e punëtorët do t’i përkrahen. Për zyrtarët publik do t’i ndajmë nga 50 euro nga muaji shtator. Të gjithë e dini se nga të gjithë të punësuarit në Kosovë, 80 për qind janë të punësuar në sektorin privat”.
“Si Qeveri e Republikës nga fillimi i mandatit kemi mbështetur qytetarët përmes masave të ndryshme të pakos së ringjalljes ekonomike. Në vitin 2021 e mbyllëm me shpërndarjen e mbi 300 milionë eurove, ndërkohë në vitin 2022 me vlerë mbi 200 milionë euro të gjitha këto për t’i ndihmuar punëtorët dhe familjet në nevojë. Punësimin e përkrahëm pa dallim”.
Ministrin e Financave, Hekuran Murati, tha se Qeveria cdo cent që e inkason nga qytetarët do ta kthejë te qytetarët.
Ai ka sqaruar se për të gjitha kategoritë që do të mbështeten kriteret do të bëhen publike shumë shpjet.
Ai tha se kjo shumë do të subvencionohet gjysma nga ana e pushtetit për tre muaj radhazi.
“Do të kenë mbështetje. I bëj thirrje bizneseve dhe punëtorët që të bëhet kjo rritje e pagës. Dhe ne do të mbështesim për tre muajt e ardhshëm. Sa i përket studentëve, ne do të iu njoftojmë ditëve në vijim sa i përket formularit të aplikimit. Do t’i mbështesim qytetarët”.