Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është pritur nga Olaf Scholz, kancelar i Federatës Federale Republika e Gjermanisë.
Liderë të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të disa vendeve të Perëndimit, do të mblidhen të hënën në kryeqytetin gjerman, me ftesë të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scolz, për t’i diskutuar objektivat e radhës në kuadër të Procesit të Berlinit.
Samiti i radhës i Procesit të Berlinit do të mbahet më 14 tetor në Berlin të Gjermanisë. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në jubileun e dhjetë të këtij procesi pritet të aprovojnë planin e ri katërvjeçar të veprimit për tregun e përbashkët rajonal, si dhe të ketë marrëveshje të re për qasje në studime në shkolla të mesme.
Në 10 vjetorin e Procesit të Berlinit, në agjendë, është pritja e delegacioneve, nga Olaf Scholz, kancelar i Federatës Federale Republika e Gjermanisë.
Organizatorët kanë paraparë të mbajnë një sesion për bashkëpunim rajonal dhe tregun e përbashkët rajonal. Po ashtu do të ketë foto në grup. Do të ketë edhe një sesioni të dytë lidhur me agjendën e gjelbër, Lidhshmëria, Energjia.
Do të ketë ceremoni të nënshkrimit, pastaj diskutim me përfaqësues të Forumit Rinor dhe të Shoqërisë Civile. Nikoqirja ka paraparë që të ketë edhe një drekë vetëm krerët e qeverive. Do të ketë diskutim me temë “E ardhmja e Procesit të Berlinit”. Për fund është paraparë të mbahet një konferencë për media.