Ekonomia Online
FUNDIT

Kurti në darkë pune me Sorensenin, diskutohet integrimi në BE dhe anëtarësimi në KE

Kurti në darkë pune me Sorensenin, diskutohet integrimi në BE dhe anëtarësimi në KE

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë, mbrëmë ka pritur në darkë pune Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Sipas njoftimit, Kurti dhe Sorensen diskutuan rreth integrimit të Kosovës në BE, përmbushjen e reformave dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës. “Në darkë u diskutua për procesin e integrimit në Bashkimin […]

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë, mbrëmë ka pritur në darkë pune Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Sipas njoftimit, Kurti dhe Sorensen diskutuan rreth integrimit të Kosovës në BE, përmbushjen e reformave dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

“Në darkë u diskutua për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, përfshirë linjëzimin e plotë të politikës së jashtme me bllokun 27-anëtarësh si përcaktim strategjik, si dhe angazhimin dhe përkushtimin e Kosovës në përmbushjen e reformave. Në kontekst të integrimit evropian u diskutua edhe për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Kryeministri Kurti dhe Përfaqësuesi i Posaçëm Sørensen biseduan edhe për aktualitetet politike dhe zhvillimet e brendshme”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme