Kurti priti në takim Billing, i tregoi vizionin për Asociacionin sipas modelit kroat

Prishtinë | 11 Maj 2023 | 08:18 | Nga Ekonomia Online

Të mërkurën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Mbretëri të Bashkuar, Ilir Kapiti, mirëpriti Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor dhe Mediteran në Ministrinë për Punë të Jashtme, Komonuelth dhe Zhvillim të Mbretërisë së Bashkuar, Victoria Billing, e shoqëruar nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott dhe nga ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Beograd, Denis Keefe.

Takimi filloi me urimin e kryeministrit Kurti për Kurorëzimin e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, fundjavën që lamë pas.

Ai i uroi Billing mirëseardhje në Kosovë, të cilën e njoftoi për zhvillimet në vend, me theks te progresi ekonomik dhe demokratike në dy vitet e fundit, dhe për bashkëpunimin e afërt me ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, si rezultat i raporteve të shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve.

“U diskutuan edhe zhvillimet në rajon dhe marrëdhëniet me Serbinë, me theks te zbatimi i Marrëveshjes Bazike të arritur me 27 shkurt në Bruksel. Kryeministri Kurti e njoftoi znj. Billing për takimin e nivelit të lartë të javës së kaluar, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, edhe për vizionin e propozuar në atë takim, sipas modelit kroat, përkitazi me nenin 7 të Marrëveshjes Bazike. Ai theksoi se Marrëveshja duhet të zbatohet e plotë dhe pa kushtëzime, dhe se Republika e Kosovës në vazhdimësi është dëshmuar palë e përgjegjshme, konstruktive dhe kreative”.

Të ngjashme