Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, zëvendësministrin e Ekonomisë, Mentor Arifaj dhe udhëheqësin e Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, Besim Imeri, pritën sot në takim bordin e përkohshëm të Postës së Kosovës, të kryesuar nga Safija Beseni dhe anëtarët e tjerë, të votuar në mbledhjen e 12-të të Qeverisë, mbajtur me 21 maj 2021.
U bisedua lidhur me prioritetet në këtë ndërmarrje, si dhe planet e bordit, me theks të veçantë në projektin e ITMAT për postën ndërkombëtare.
Kryeministri Kurti ritheksoi kujdesin dhe mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillimin e mëtejmë të Postës së Kosovës.