Kurti priti në takim Kastratin e ASK-së, në fokus regjistrimi i popullsisë

Prishtinë | 17 Kor 2024 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti, sot në mëngjes ka mirëpritur ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, me të cilin diskutuan për regjistrimin e popullsisë.

Gjatë këtij takimi, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për Kastratin dhe ekipin e tij për procesin, siç thanë të suksesshëm, të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2024.

“Kurti theksoi se përkushtimi dhe puna e profesionale e ASK-së kanë qenë thelbësore në përballimin e sfidave dhe realizimin e këtij projekti me rëndësi kombëtare. Kryeministri falënderoi veçanërisht për bashkëpunimin e shkëlqyer, komunikimin e vazhdueshëm dhe të hapur, si dhe koordinimin efektiv që kanë udhëhequr këtë nismë drejt realizimit të saj”, thuhet në njoftimin për medie.

Sipas njoftimit të qeverisë, dy bashkëbiseduesit shprehën bindjen se kjo frymë bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në projektet e ardhshme.

Të ngjashme