Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it, flasin për situatën e sigurisë në vend dhe rajon

Prishtinë | 14 Tet 2026 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin George M. Ëikoff, dhe komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori.

Në takimin me Admiralin Ëikoff dhe me Gjeneralmajor Vergori, u bisedua për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimet dhe aktualitetin, sikurse për bashkëpunimin dhe bashkërendimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe NATO-s.

Kurti shprehu falënderime dhe mirënjohje për kontributin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, anëtare e së cilës synojmë të bëhemi, për paqen e qëndrueshme dhe stabilitetin afatgjatë në Kosovë dhe mbarë Ballkanin Perëndimor.

E, po ashtu për përkushtimin për mjedis të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët dhe të gjitha komunitetet.

Të ngjashme