Kurti priti në takim lamtumirës ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, e falënderoi për kontributin e saj

Prishtinë | 22 Kor 2025 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim lamtumirës ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejqiq.

Duke reflektuar për bashkëpunimin e ngushtë në këto katër vite së bashku, Kryeministri vlerësoi lartë marrëdhëniet bilaterale, miqësinë dhe partneritetin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Sllovenisë.

Kurti e falënderoi ambasadoren për kontributin e saj në forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve tona, si dhe për mbështetjen ndaj Kosovës në rrugëtimin drejt integrimit euro-atlantik.

Duke i uruar suksese në detyrat dhe angazhimet e radhës, kryeministri Kurti u shpreh se ambasadorja Benedejqiq është një mike e Kosovës dhe përherë e mirëseardhur në vendin tonë.

Të ngjashme