Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog dhe Ambasadorin e OSBE-së në Republikën e Kosovës, Michael Davenport. Gjatë takimit u diskutua për vendosjen e ligjshmërisë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, nëpërmjet harmonizimit të akteve juridike me legjislacionin primar. Ligjshmëria është bazament dhe parakusht […]
Kurti priti në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Szunyog dhe Ambasadorin e OSBE-së, Davenport

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog dhe Ambasadorin e OSBE-së në Republikën e Kosovës, Michael Davenport.
Gjatë takimit u diskutua për vendosjen e ligjshmërisë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, nëpërmjet harmonizimit të akteve juridike me legjislacionin primar.
Ligjshmëria është bazament dhe parakusht i çdo veprimi e rrjedhimisht, parim i qeverisjes së mirë, me të cilin parim udhëhiqet Qeveria.
U theksua se me qëllim të kthimit të ligjshmërisë dhe përmirësimit të sundimit të ligjit institucionet përgjegjëse kanë zhvilluar procese e kanë marrë vendime.











