Gjatë kësaj jave Qeveria Kurti shënoi njëvjetorin e qeverisjes.
Kryeministri, Albin Kurti, është kujdesur që edhe në vikend të tregoj se kanë kryer punë të mira duke përmendur një varg vendimesh e projektligje që janë miratuar, njofton Klankosova.tv.
Mes tjerash, Kurti cilëson se qeverisja e tij nuk ka pasur asnjë skandal të korrupsionit.
“Këtë javë shënuam përvjetorin e parë të qeverisë sonë. Në 68 mbledhje të kabinetit kemi miratuar 610 vendime, 132 projektligje, 79 emërime dhe 19 koncept-dokumente. Gjithçka u bë në kohë të vështira, me zero skandale korrupsioni”, ka shkruar Kurti në Twitter.