Kryeministri Albin Kurti në kundër replikat me deputetët e opozitës ka thënë se kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetari i saj Milan Radojiçiq nuk janë identik.
Sipas Kurtit, Radojiçiq është në listën e zezë të Departamentit Amerikan dhe ka fletarrest, kurse Rakiq s’është në listë të zezë, raporton Ekonomia Online.
“A janë krejtësisht të ndryshëm Rakiqi dhe ai kryekrimineli Radojiciqi nuk mund të them sepse janë në të njëjtin subjekt, a janë identik prapë s’mund të them a e dini pse se ai kryekrimineli është në listë të zezë dhe ka fletëarrest, si dhe në listë të zezë s’është Rakiqi sikurse ai kryekrimineli pra nuk janë të identik”, tha Kurti.
Ai tha se opozita e tanishme kur ka qenë në pushtet ka votuar rezolutë kundër reciprocitetit me Serbinë.
“Për tre vjet me gaz nuk vishin paret nuk nënshkrueshin marrëveshjet te na me bateri u nënshkruan mbi 200 milionë. Kurrë mos harroni se disa gjëra që kanë ndodhur në vitet e kaluara kanë qenë në kuadër të shkëmbimit territorial që ka nisë me frazën “ëe are not problematic guys”. Të gjitha këto elemente kanë qenë në dritën e shkëmbimit territorial që kanë dështu si projekt”.
Reciprociteti në këtë Kuvend është hedhë poshtë, keni bë rezolutë kundër reciprocitetit më 14 janar 2012. U janë dashur juve më shumë se 10 vjet për ta mbështet reciprocitetin dhe të më thuani mua bëje më shpejt”, tha ai.”
Duke folur për pagat e policëve, Kurti tha se s’kanë garuar me premtimin për rritje pagash por për punësim.
“Duhet ta kuptoni një gjë, pagat, pagat, pagat unë e di se jeta është bërë më e vështirë në Kosovës, parulla jonë që i kemi fituar zgjedhjet është drejtësi dhe punësim jo rritje të pagave, ju keni garuar me rritje pagash dhe keni humbë. Prandaj parullën tuaj s’mund t’ua realizoj unë. Ne do ta bëjmë ligjin e ri të pagave”, tha ai.
Shefi i qeverisë tha tutje se nëse veprimi i 31 korrikut në veri do të ishte gabim, populli do ta mbushte sheshin në protesta.
“Është e rëndësishme që unë e kuptoj plotësisht se duhet ta bëni opozitën por po të kishte qenë shkelje vendimi jonë i mbrëmjes së 31 korrikut, po të mos e kishte kuptuar populli se është i drejtë sot do të ishte sheshi plot qysh e këna mush na kur vishin ‘Zajednica’ e shkëmbimi territorial për me u ratifikuar këtu. Populli i Kosovës po e din shumë mirë që kemi vepruar shumë mirë”, tha ai.