Kryeministri i vendit, Albin Kurti para fillimit të mbledhjes ka mbajtur një fjalim para kabinetit qeveritar, raporton Ekonomia Online.
Ai fjalimin e ka mbajtur kushtuar 18 vjeçes nga Ferizaj e cila dyshohet se vra nga i dashuri i saj.
Kurti shtoi se nuk duhet lejuar që të përsëriten këto lloj veprime.
“Me formën më të rëndë u shfaq dhuna mbi vajzën mbi Marigonën që dje i dhamë lamtumirën e fundit dhe ne u ndiem të pafuqishëm dhe nuk guxoj t’i mendoj orët e tmerrshme të fundit të jetës së një vajze të brishtë e të re”.
“Ajo nuk ka parë asgjë të bukur, kjo është gjendja jonë e jashtëzakonshme nga organet e drejtësisë e instaluar, ne nuk duhet të lejojmë që kujtesa jonë të mbushet me emra të tjerë të viktimave, gra e vajzash. Drejtësia është çështje e shoqërisë në tërësi, baza e shoqërisë është respekti dhe sot ngushëllojmë familjen e Marigonës”.