Kryeministri Albin Kurti ka thënë se s’pezullon gjyqtarë e as prokurorë. Pasi KGJK-ja vendosi ta suspendojë kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq e cila mori pjesë në mbledhjen Sigurisë të thirrur nga presidenti Vuçiq. Për pezullimin e saj Lista Serbe organizoi protesta sot në Mitrovicën e Veriut.
Kurti ka shkruar në Twitter se Gjyqësori është i pavarur nga Qeveria, dhe ndoshta presidenti Vuçiq largon nga puna gjyqtarët e prokurorët por kjo s’ndodhë në Kosovë.
“Unë nuk jam as kryetar dhe as anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Gjyqësori është i pavarur nga Qeveria. Ndoshta në Serbi presidenti pezullon dhe largon gjyqtarët dhe prokurorët. Ky nuk është rasti në Kosovë ose me gjyqtaren Stevanoviç. Ne jemi vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, plotësisht në linjë me BE-në dhe NATO-n”, ka shkruar Kurti.
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, gjatë protestës u mbajt në veri të Mitrovicës, ka thënë se nuk do të punojë asnjëri prej tyre që punojnë në institucionet e Kosovës në Veri, derisa të kthehet në punë kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq.
“Sipas informacioneve që morëm sot në mëngjes, unë dhe kryetarët e komunave, gjyqtarët e nacionalitetit serb dhe punëtorët e gjykatës, organeve të gjyqësisë sot nuk kanë shkuar në punë. Nga sot në mbështetje të Kryetares së shkarkuar të Gjykatës edhe ata janë suspenduar dhe kështu do të jetë derisa Ljiljana Stevanoviç nuk kthehet në punë”, tha Rakiq nga protesta.
“Që nga sot, të gjithë ne, përfaqësuesit politikë që punojmë në institucionet e Kosovës, jemi suspenduar dhe nuk do të kryejmë asnjë detyrë derisa ta kthejnë kryetaren e gjykatës, Ljiljana Stevanoviq. Kjo do të thotë gjithashtu se të gjithë përfaqësuesit e policisë janë suspenduar dhe nuk do ta kryejnë detyrën derisa ta kthejnë Liljana Stevanoviqin në vendin e saj” ka thënë Rakiq.
“Nuk do të punojmë asnjë prej nesh, derisa ta kthejnë në punë kryetaren e Gjykatës. Askush nuk frikësohet, i çoj porosi Kurtit dhe policisë që ndodhet në Veri. Do të mbesim këtu do të luftojmë për të drejtat tona. Nuk duam asgjë më shumë se që kanë shqiptarët. Nuk duam t’i marrim asgjë dikujt, vetëm duam që që na takon” ka shtuar ai.
Komuna e Mitrovicës Veriore e ka demantuar kreun e Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili tha se të gjithë të punësuarit në instucionet e Kosovës në Veri do të pezullojnë punën, derisa sa të kthehet në punë kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq. Ajo u suspendua pasi mori pjesë në takim me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.