Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë në datat 6 dhe 7 korrik një tur në Ballkan, ku do të zhvillojë takime me krerët e qeverive të këtij rajoni.
Për këtë kryeministri Albin Kurti tha se i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama, që të mbahet mbledhja ndërmjet dy qeverive, raporton Ekonomia Online.
Kurti ka folur edhe për procesin e Berlinit, ku tha se nuk ka lider në Ballkan që e ka mbështetur më shumë se ai.
Megjithatë, Kurti ka shprehur gatishmëri ta takojë Ramën, vetëm në kuadër të mbledhjes së dy qeverive.
“Unë jam në kontakt me kryeministrin Edi Rama, e di që do të vij për një vizitë, dhe unë miqësisht i kam kërkuar Ramës që nëse vijë ta mbajmë edhe mbledhjen e dy qeverive. Unë i kam propozuar kryeministrit Rama që meqë po vjen këtë javë ta mbajmë edhe një mbledhje të dy qeverive dhe t’i nënshkruajmë ato marrëveshje”.
“Procesi i Berlinit është i rëndësishëm dhe nuk ka lider në Ballkan si kryeministri i Kosovës që e ka mbështetur procesin e Berlinit. Nëse insiston në anulimin e dy mbledhjeve të Qeverive, atëherë unë ngelem në ato qëndrime”.