Kurti s’e komenton takimin në Bruksel për çështjen e targave

Mitrovicë | 20 Tet 2021 | 09:52 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur të flasë rreth takimit të grupeve teknike të Kosovës dhe Serbisë, ku do të diskutohet lidhur me çështjen e targav, raporton Ekonomia Online.

“Jemi në Trepçë dhe për këtë e keni zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi”.

Një grup punues i përbërë nga përfaqësues të Bashkimit Evropian, palës së Prishtinës dhe Beogradit dhe kryesuar nga BE-ja do të takohet për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave bazuar në standardet dhe praktikat e BE-së.

Kurse me 4 tetor ka nisur edhe zbatimi i pikës së dytë të marrëveshjes së arritur në Bruksel që ka të bëjë me vendosjen stikersave në targat e automjeteve. Kjo do të zgjas deri në zgjidhje të përhershme.

Këto komente Kurti i bëri kur bashkë me ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli vizituan Trepça.

Të ngjashme