Kurti: Serbia të dorëzojë në Kosovë terroristin Radoiçiq

Prishtinë | 16 Maj 2024 | 10:45 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nga Samiti i liderëve që po mbahet në Mal të Zi ka kërkuar nga Serbia që të dorëzojë në Kosovë, terroristin Milan Radoiçiq dhe grupin e tij kriminal që vran rreshterin policor Afrim Bunjakun më 24 shtator.

Ai tha se marrëdhëniet e mira anë rajon janë të domosdoshme. Kurti në panelin e diskutimit të Samitit që po mbahet në Kotorr “Situata aktuale dhe planet e së ardhmes – Plani i ri i rritjes”, theksoi se për Kosovën ky plan paraqet mundësi unike për të quar reformat e përpara. Ai foli edhe për luftën në Ukrainë, e cila sipas tij ka sjellë shkatërrime në Ukrainë dhe ka shkruar kriza në Evropë.

“41 vjet më parë në Kotorr ishte xhaxhai im i burgosur politikisht për 3 muaj. Ai vjen nga një fshat  Sukobin, që është në komunën e Ulqinit, në kufi me Shqipërinë. 25 vjet më parë unë u bëra i burgosur politik dhe më vonë i burgosur i luftës. Ishte koha kur regjimi i Millosheviqit po ushtronte gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe në Mal të Zi ne patëm një mik, sepse refugjatët shqiptarë që i shpëtuan masakrës, projektit serb për shfarosjen e tyre, gjetën strehë në Malin e Zi ku hasën mikpritjen banorëve vendas. Tani jam përsëri në Kotorr pas disa vjetësh të konferencave të ndryshme si kryeministër i Kosovës për herë të parë dhe në të njëjtën kohë jam shumë i lumtur që axha im është i lirë dhe i shëndoshë në Sukobin”, tha Kurti.

Ai tha se marrëdhëniet e mira në rajon janë të domosdoshme. Kurti në panelin e diskutimit të Samitit që po mbahet në Kotorr “Situata aktuale dhe planet e së ardhmes – Plani i ri i rritjes”, theksoi se për Kosovën ky plan paraqet mundësi unike për të quar reformat e përpara. Ai foli edhe për luftën në Ukrainë, e cila sipas tij ka sjellë shkatërrime në Ukrainë dhe ka shkruar kriza në Evropë.

Kurti tha një rritje dhe lidhje mes fondeve të BE-së dhe respektimit të vlerave të saj, është strategjia më efektive për të nxitur udhëheqjen në Ballkanin Perëndimor.

“Angazhimi i palëkundur i Kosovës në vlerat demokratike është një kanar shprese. Kjo paraqet shpresën tonë për të hyrë në BE. Një rritje dhe lidhje mes fondeve të BE dhe respektimit të vlerave të BE-së është strategjia më efektive për të nxitur udhëheqjen në BP që janë në përputhje me të tilla objektiva. Nëse BE mbështet pa ekuivok vende që përpiqen drejt demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, do jenë vetë qytetarët që do  nxisin ndryshimin duke zëvendësuar elitat politike penguese kurdo që ato janë dhe kudo që ato janë. Kontrolloni progresin në raport me përparimin demokratik dhe reformat e BE në rajon dhe më pas mbështesni politikat në këto të dhëna”, tha Kurti.

Sipas tij, për Kosovën plani i rritjes araqet një mundësi për të çuar më tej integrimin në tregun e përbashkët europian.

“Për Kosovën, plani i rritjes paraqet një mundësi për të çuar më tej integrimin në tregun e përbashkët dhe mekanizmat e BE ndërkohë që përshpejtojmë reformat që lidhen me sundimin e ligjit demokratizimin dhe të drejtat themelore. Përgëzojmë miratimin e planit të rritjes sepse përbën një kapitull të ri që duhet orientuar nga meritokracia dhe vlerat. Po kështu mirëpresim punën për planveprimin e tregut të përbashkët 2025-2028 dhe po kështu presim të miratohet në Procesin e Berlinit të këtij viti. Duhet të jetë plan ambicioz që do lidhë rajonin me tregun e përbashkët europian”, tha Kurti.

Të ngjashme