Kurti: Serbia vazhdon të minojë paqen në Ballkanin Perëndimor

Prishtinë | 01 Tet 2024 | 18:23 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Forumit të Varshavës për Siguri, me temën “Fokusohuni në Ballkanin Perëndimor: lidhja e Gjeopolitikës dhe Integrimit Evropian”, tha se Serbia vazhdon të kërcënojë pa ndonjë pendim, dhe të minojë paqen në Ballkanin Perëndimor.

“Ajo që ndodh në Ukrainë, Poloni apo në Lindje, apo edhe në Ballkanin Perëndimor prek jo vetëm kontinentin por të gjithë botën”, tha ai.

Kurti tha se Serbia nuk ka ndonjë tërheqje në kuptimin e ngacmimit të secilit vend e duke përfshirë edhe shtetet e NATO-s, Malin e zi e Maqedoninë e Veriut por edhe Kosovën që ende nuk është integruar në NATO, por që ka NATO-n e integruar brenda vetes.

“Serbia vazhdon të kërcënoi pa ndonjë pendim, Serbia minon paqen në Ballkanin Perëndimor duke shkelur integritetin dhe sovranitetin e fqinjëve të saj duke përfshirë edhe Kosovën”, tha Kurti.

Vitin e kaluar disa agresione kanë kulmuar me një sulm terrorist në Banjskë të Zveçanit me 24 shtator 2023, që siç tha ai militantë të armatosur nga Serbia me miliona euro armatim hyn në Banjskë nga Serbia duke u angazhuar prej një manastiri ortodoks, duke theksuar se synimi ishte që të replikohej operacioni i vitit 2014 ne DonbAs, dhe sigurisht se kanë pasur edhe artileri për të vepruar.

“Me 24 shtator policia jo vetëm që ka mbrojtur Kosovën por ka parandaluar edhe hapjen e një konflikti të ri të armatosur të mbështetur nga Serbia dhe Rusia që do të mund të kishte pasoja të rënda ndërkombëtare”, tha Kurti.

Të ngjashme