Kurti sërish: Jam kryeministër, s’jam polic e as doganier, me Serbinë flas veç për marrëveshje finale

Prishtinë | 30 Nën 2022 | 12:20 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti, në interpelancën e thirrur nga partitë opozitare e ka përsëritur një deklaratë, të cilën ka kohë që po e thekson, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, ai nuk flet për çështje teknike, pasi nuk është as polic, e as doganier. Ai ka theksuar edhe pse e bëri pezullimin për targat.

“Takimi i së hënës nuk ishte i suksesshëm, pasi nga fokusi te propozimi i BE-së u kalua vetëm tek veprimet në lidhje me targat ilegale. Unë ua përsërita se nuk jam as polic, as komandant stacioni, as zyrtar dogane, jam kryeministër i Kosovës dhe kam ardhur për marrëveshjen finale. E ata e dinin se unë kam të drejtë. Pika e parë është korniza e përgjithshme e marrëveshjes. Të mërkurën më 23 nëntor u arrit ajo qëmund të arrihej të hënën. Pezullim i veprimeve sa i përket targave. Dakordimi i së mërkurës nuk ishte i mundur pa takimin e të hënës”.

“Ne kemi bërë pezullim të veprimeve për t’i dhënë hapësirë marrëveshjes sipas propozimit franko-gjerman. Tani iu takon sponsorizueve të këtij plani ta shtyjnë përpara. Unë kam ftuar vazhdimisht krerët e subjekteve politike përfshirë edhe thirrësin e kësaj interpelance”.

Të ngjashme