Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, hyri sot në Kuvendin e Kosovës foli fare shkurt për media, raporton Ekonomia Online.
“Shpresoj se do të konstituohet Kuvendi. Për këtë jemi këtu”, tha Kurti.
Ndërkohë, sot pritet që deputetët të votojnë nënkryetarin nga komuniteti serb, me ç’rast do të përmbyllet procesi i konstituimit të Kuvendit, i cili më 26 gusht zgjodhi kryetarin dhe katër nënkryetarët.
