Kurti shënon 15-vjetorin e Mendimit Këshilldhënës të GjND për Pavarësinë e Kosovës

Prishtinë | 22 Kor 2025 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar sot 15-vjetorin e shpalljes së Mendimit Këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (22 korrik 2010), që konfirmoi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Në një postim, Kurti e cilësoi këtë mendim si një akt historik që vulosi të drejtën ndërkombëtare të popullit të Kosovës për vetëvendosje, liri dhe shtetformim. Ai tha se ky vendim është një dëshmi e qartë për legjitimitetin e pavarësisë dhe një goditje e rëndë për politikat shoviniste dhe kolonizuese të Serbisë.

Kurti shtoi se Mendimi Këshilldhënës mbetet një moment frymëzues në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke u dhënë shpresë popujve liridashës dhe do të shërbejë si mësim për gjenerata juristësh për etikën dhe parimet në të drejtën ndërkombëtare.

Të ngjashme