Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë vendim për lirimin nga posti i zëvendësministrit në detyrë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Bahrim Shabani.
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate drejtuar medieve.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim për lirimin nga posti i zëvendësministrit në detyrë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Bahrim Shabani”, thuhet në komunikatë.