Nol Nushi i PSD-së, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, pasi ky i fundit u pa në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen mes Kosovës dhe Suedisë.
Nushi ka thënë se Kurti nuk u solidarizua me qytetarët dhe se shkoi në stadium si politikan i privilegjuar.
“Ne kete kohe pandemie, kur nuk lejohet pjesemarrja e qytetareve ne stadium, Kurti nuk zgjodhi solidaritetin me qytetaret, por hyri ne aty si politikan i privilegjuar”, ka shkruar ai.
Shkrimi i tij i plotë:
Kurti paska hyre ne stadium edhepse nuk i njeh as 3 lojtare te Kosoves ndersa ekipin nuk e ka njohur fare deri vone.
Kurti nuk eshte as lojtar, as trajner, as mirembajtes i fushes, as punetor teknik e as gazetar. Bile ai nuk eshte as tifoz sepse lidhje me futboll nuk ka. As nuk din me lujte, e bile as me kqyre. Pra s’ka pasur asnje arsye te jete aty.
Ne kete kohe pandemie, kur nuk lejohet pjesemarrja e qytetareve ne stadium, Kurti nuk zgjodhi solidaritetin me qytetaret, por hyri ne aty si politikan i privilegjuar. Ashtu qysh i perdore e keqperdore xhipat e zinje me shume truperoje, njejte shfrytezoi privilegjin e pushtetit kur hyri ne stadium. Keshtu kane bere krejt pushtetaret para tij.