Kryeministri, Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllimet e tij popullit gjerman pas sulmit që la të vdekur tetë persona.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se Kosova e dënon këtë akt të pakuptimtë të dhunës.
“I trishtuar thellësisht nga lajmi i të shtënave masive të djeshme në një sallë të Dëshmitarëve të Jehovait në #Hamburg që mori jetën e disa njerëzve. Ne e dënojmë këtë akt të pakuptimtë dhune dhe shprehim ngushëllimet tona për familjet dhe të dashurit e viktimave”, thuhet në postimin e Kurtit.
Deeply saddened by the news of yesterday's mass shooting at a Jehovah's Witness hall in #Hamburg that took the lives of several people.
— Albin Kurti (@albinkurti) March 10, 2023
We condemn this senseless act of violence and convey our condolences to the families and loved ones of the victims.