Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se togfjalëshat gjenerikë “vetëvendosja politike” dhe “demokracia autentike” vijnë prej popullit e frymëzojnë lëvizje.
“Këto dyja ishin konceptet e rëndësishme që u përmendën në Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut të 1990”, është shprehur Kurti
“U bënë 30 vjet nga shpallja e Republikës së Parë. Shqiptarët, nëpër breza janë munduar për pavarësi e për shtetformim. 2 korriku e dëshmon këtë. Republika e Parë u shpall nën okupim dhe kjo e bënë atë Republikë-për-Rezistencë. Nderimi e kujtimi për të janë e njëjta gjë”.