Kurti: Shtëpia e Ferdonije Qerkezit dëshmon gjenocidin dhe spastrimin etnik të Serbisë në Kosovë

Prishtinë | 27 Mar 2024 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 25 vjetorin e rrëmbimit të katër djemve dhe bashkëshortit të Ferdonije Qerkezit.

Eshtrat e dy djemve të saj janë gjetur, ndërsa ende nuk është zbardhur fati i dy djemve tjerë si dhe bashkëshortit.

Me këtë rast, Kurti tha se shtëpia e familjes Qerkezi dëshmon gjenocidin dhe spastrimin etnik të kryer nga Serbia në Kosovë.

“Ne i kujtojmë çdoherë e nuk do t’i harrojmë kurrë. Në këtë 25 vjetor i përkujtojmë edhe 75 të vrarët në masakrën në Klladernicë të Skënderajt, 18 të vrarët në Mamushë, dhe 10 anëtarët e familjes Rama të vrarë në Obiliq. Sot, në Fushë Kosovë përkujtohen 168 shqiptarët e vrarë nga forcat e armatosura serbe”, tha Kurti.

“Me mall e dhembje, i kujtojmë sot dhe ҫdo ditë, të gjithë të vrarët dhe të zhdukurit me dhunë nga Serbia. Sakrifica e popullit tonë është themeli i Republikës sonë të lirë. Lavdi të gjithë të rënëve në rrugën e gjatë për ҫlirimin e Kosovës!”, theksoi ai.

Të ngjashme