Kurti: Siguria në vend prioritet i përbashkët i institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it

Prishtinë | 19 Pri 2021 | 17:53 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në zyrën e tij Shefin e Stafit të KFOR-it, Gjeneral Brigadierin e Ushtrisë Amerikane në Kosovës, Larry Henry.

Gjenerali Brigadieri Henry i uroi suksese kryeministrit Kurti për detyrën e re.

Kryeministri Kurti e falënderoi për urimin dhe shprehu mirënjohjen për rolin dhe rëndësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe KFOR-it në ruajtjen e sigurisë në Republikën e Kosovës. Siguria në vend është qëllim dhe prioritet i përbashkët i institucioneve të Republikës së Kosovë dhe KFOR-it. Andaj komunikimi, koordinimi dhe bashkëpunimi ndërinstitucional për garantimin e saj është domosdoshmëri, u shpreh kryeministri Kurti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme