Qeveria aktuale kishte prezantuar projektin “Banimi i përballueshëm”, për çiftet e reja, nënat kryefamiljare, shërbyesit publikë, si arsimtarët, infermierët, policët, zjarrfikësit dhe punonjësit e administratave publike.
Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar se për 4 mijë familje të këtyre kategorive do të mundësohej banimi i përballueshëm.
Ndonëse u kritikua se e ka lënë pas dore këtë projekt, kryeministri sot bëri me dije perms një postimi në ‘Facebook’ se është hapur tenderi për ndërtimin e objekteve për banim të përballueshëm.
Ai njoftoi se ky projekt po fillon në Pejë, Gjilan, Podujevë e Istog, për të vijuar me nëntë komunat tjera që janë në procedurë.
“Do të sigurojmë banim për të gjithë. Banim të dinjitetshëm, jo vetëm strehim” u shpreh Kurti.
Postimi i plotë i tij: