Kurti s’përgjigjet për rënien drastike të lirisë së medias, truproja i tij ia largon me forcë mikrofonat gazetarit

Prishtinë | 02 Maj 2025 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përsëri e kaloi në heshtje interesimin e gazetarëve për pyetje, kësaj here të përqendruara në raportin e organizatës “Reporterët pa kufij”, që evidentoi një rënie drastike të Kosovës në rrafshin e lirisë së medias, raporton Ekonomia Online.

Kurti u pyet nga gazetarët, teksa kthehej në objektin e Qeverisë së Kosovës, pas pjesëmarrjes së tij në hapje të ekspozitës “Urat”, organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Çështjeve Fetare të Mbretërisë së Arabisë Saudite, që shpalosë trashëgiminë e pasur kulturore, fetare dhe historike të kësaj mbretërie.

Të ngjashme