Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dashur të komentojë takimin e thirrur nga Ambasada Amerikane në Kosovë, ku do të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, raporton Ekonomia Online.
Kurti tha se në atë takim është kabineti i tij qeverisës, ndërsa nuk ka dhënë detaje nëse ka qenë i ftuar edhe vetë ai.
“Takimi ka filluar atje dhe kabineti im është atje” , tha shkurt Kurti.