Kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk iu përgjigj gazetarëve as pas vazhdimit të 15-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Po pas kësaj seance, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila konfirmoi se Kurti ka marrë ftesë nga presidentja Vjosa Osmani për takimin e partive politike në përpjekje për kapërcimin e bllokadës së krijuar në Kuvend. Ajo tha se shpreson se Kurti do të ketë përgjigje pozitive për pjesëmarrje në këtë takim.
