Kurti: Subvencionimi i fermerëve nuk do të bëhet sipas përkatësisë etnike apo fetare

Prishtinë | 09 Mar 2022 | 16:12 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se subvencionimi i fermerëve nuk do të bëhet sipas përkatësisë etnike, fetare apo prejardhjes rajonale, raporton Ekonomia Online.

Këtë deklarim e ka bërë në një konferencë për medie, pas vendimit të Qeverisë për ndarjen e 50 milionë euro për subvencione në bujqësi këtë vit.

“Së pari ne kur i ndihmojmë fermerët tanë kurrë këtë nuk e bëjmë sipas përkatësisë etnike, fetare apo prejardhjes rajonale. Pra, nuk i  diskriminojmë qytetarët por ata që janë fermerë të vërtetë do ta marrin ndihmën më të madhe në Kosovën e pasluftës. Nuk është mielli që mund të vije nga Serbia  më i lirë se sa që e prodhojmë ne këtu dhe as për nga cilësia  nuk është që dikush në Kosovë e përzgjedh miellin nga Serbia dhe e jo atë nga Kosova”, tha Kurti.

“Sa i përket bashkëpunimit rajonal ne kemi qenë gjithmonë të hapur për bashkëpunim. Bashkëpunimit më së shumti i ndihmon në njërën anë pranimi i dokumenteve të republikës s k Kosovës nga ana e Serbisë. Pra i certifikatave, diplomave, letërnjoftimit, pasaportave. Nëse Serbia do t’i pranonte këto atëherë padyshim që bashkëpunimi rajonal do të ngritej në një nivel të paparë në këto dy dekada”, ka thënë Kurti

Kurti tha se ka pa nëpër media e takime që nëse Serbia e pranon një dokument të Kosovës, rrjedhimisht e ka pranuar Kosovën, duke e quajtur të pavërtetë.

“Serbia e ka një mundësi ideale që ta dëshmojë veten duke i pranuar dokumentet e Kosovës edhe nëse nuk don ta njoh pavarësinë e Kosovës. Në anën tjetër sa më shpejtë që e bëjmë atë marrëveshje me njohje reciproke aq më i shpejtë dhe më i madh është bashkëpunimi rajonal”, tha Kurti.

Të ngjashme