Kurti: Synojmë një seancë, zgjedhjen e kryetarit, kryesisë së Kuvendit dhe Qeverinë të njëjtën ditë

Prishtinë | 30 Mar 2025 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha  se pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare pret që pasi të bëhet zgjedhja e kryesisë së Kuvendit dhe kryetarit të Parlamentit, të votohet edhe qeveria, raporton Ekonomia Online.

Kështu tha Kurti para mediave në takimin me rastin e Festës së Fitër Bajramit me myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

 “Pasi u certifikuan rezultatet, është një seancë ku jepen betimet edhe pastaj synojmë një seancë ku zgjedhen edhe kryetari, kryesia e Kuvendit edhe Qeveria qysh e kemi bërë edhe herën e kaluar për të njëjtën ditë”, tha Kurti. /Ekonomia Online/

Të ngjashme