Ekonomia Online
FUNDIT

Kurti takohet me juristin ndërkombëtar Geoffrey Nice, flasin edhe për Specialen

Kurti takohet me juristin ndërkombëtar Geoffrey Nice, flasin edhe për Specialen

Kryeministri Albin Kurti, është takuar me Geoffrey Nice, i cili ishte i shoqëruar nga avokati Taulant Hodaj. Me këtë rast, Geoffrey e uroi kryeministrin për rizgjedhjen e tij në detyrë. Gjatë takimit, Kurti dhe Nice biseduan për bashkëpunimin e tij të mëhershëm me Qeverinë e Kosovës, si dhe për një mori temash që ndërlidhen me […]

Kryeministri Albin Kurti, është takuar me Geoffrey Nice, i cili ishte i shoqëruar nga avokati Taulant Hodaj.

Me këtë rast, Geoffrey e uroi kryeministrin për rizgjedhjen e tij në detyrë.

Gjatë takimit, Kurti dhe Nice biseduan për bashkëpunimin e tij të mëhershëm me Qeverinë e Kosovës, si dhe për një mori temash që ndërlidhen me të drejtën ndërkombëtare dhe funksionimin e Gjykatës Speciale.

“Në veçanti, Kryeministri e informoi z. Nice për përpjekjet e deritanishme të Qeverisë së Kosovës për të përkrahur, në forma të ndryshme dhe brenda kornizës ligjore, të akuzuarit e kësaj Gjykate. Nga ana e tij, Nice shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës edhe në të ardhmen”, thuhet në një njoftim të zyrës së Kurtit për këtë takim, transmeton Klankosova.tv .

Geoffrey Nice është jurist dhe avokat i njohur ndërkombëtarisht, me një karrierë të gjatë në fushën e së drejtës penale ndërkombëtare dhe së drejtës ndërkombëtare publike.

Ai ka shërbyer si prokuror në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY), ku ka udhëhequr ndjekjen penale në rastin kundër Sllobodan Millosheviqit. Përvoja e tij e gjerë në trajtimin e krimeve ndërkombëtare, përgjegjësisë shtetërore dhe çështjeve komplekse juridike e ka bërë atë një nga emrat më të respektuar në këtë fushë.

Të ngjashme