Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur sot në një takim kandidatin për deputet nga komuniteti rom, Albert Kinollin.
Në njoftimin e bërë nga Vetëvendosje, thuhet se në takim është biseduar për mbarëvajtjen dhe rezultatin e procesit zgjedhor që pritet të çertifikohet këto ditë, për qeverinë e re dhe për mundësitë e bashkëpunimit drejt një shtetndërtimin demokratik që siguron mirëqenie e progres për gjithë qytetarët e Republikës.
Tutje në njoftim thuhet se Kurti e ka njoftuar Kinollin me prioritetet e qeverisë së re.
“Kryetari Kurti e njoftoi z. Kinollin me prioritetet e qeverisë së re, ku, krahas zhvillimit ekonomik për punësim dhe sundimit të ligjit e luftimit të korrupsionit të lartë, të rëndësishëm e sheh si zbatimin e politikave sociale që zbusin pabarazinë ashtu edhe krijimin e një kohezioni shoqërorë që zhvillon dhe integron, gjithnjë duke theksuar të përbashkëtat para dallimeve, edhe pakicat kombëtare që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu VV bën të ditur se Kurti së bashku me Kinollin kanë shprehur dëshirën të vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin e mëtejmë./T