Kurti takohet me kongresisten Cammack: Thellim i partneritetit Kosovë-ShBA në mbrojtje dhe ekonomi

Prishtinë | 01 Tet 2025 | 18:03 | Nga Ekonomia Online


Kryeministri në detyrë Albin Kurti u takua me kongresisten Kat Cammack. Diskutuan për thellimin e partneritetit Kosovë-ShBA në mbrojtje dhe ekonomi.

“Edhe pse ishte takimi i parë me kongresisten republikane Kat Cammack, ajo e njeh dhe e vlerëson demokracinë tonë të fortë dhe bashkëpunimin që kemi me aleatët tanë perëndimorë. Biseduam për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar pas largimit të tarifës doganore ndaj të gjitha produkteve me origjinë nga ShBA-ja, si dhe për mundësitë investuese që ofron Kosova për kompanitë amerikane”, shkroi nw Facebooj, Kurti.

Të ngjashme