Kurti takohet me kongresistin amerikan nga Partia Republikane, diskutojnë për thellimin e partneritetit

Prishtinë | 29 Sht 2025 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në New York ka takuar kongresistin amerikan nga Partia Republikane, Mike Lawler, i cili është edhe anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në njoftim thuhet se gjatë takimit palët diskutuan për thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

“Diskutuan për mënyrat se si të thellohet partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë te bashkëpunimi ekonomik, investimet e huaja direkte dhe shkëmbimet tregtare, si dhe për rolin e rëndësishëm të diasporës sonë në këtë drejtim. Kryeministri Kurti e njoftoi kongresistin për zhvillimet e fundit në vend dhe progresin e arritur vitet e fundit në ekonomi, demokraci, siguri dhe sundimin e ligjit. Gjithashtu diskutuan edhe për rreziqet dhe sfidat e ndikimit rus në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor”.

“Kongresmeni Lawler, në këtë takim, e informoi kryeministrin Kurti për vendimin e tij për t’iu bashkuar Kaukusit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin Amerikan”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme