Kurti takohet me Kongresistin Torres, e njofton për projektin e hekurudhës Prishtinë – Durrës

Prishtinë | 30 Sht 2025 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, takoi në Washington D.C. kongresistin amerikan nga radhët e Partisë Demokratike, Ritchie Torres.

Kryeministri Kurti e falënderoi kongresistin Torres për qëndrimet e tij të hapura dhe të zëshme në mbështetje të Kosovës.

Kurti në takim e informoi për progresin ekonomik dhe demokratik që vendi ka shënuar vitet e fundit, si dhe për zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe rajon.

“Në takim, Kryeministri theksoi aspiratën e palëkundur të Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si orientim dhe objektiva strategjike të shtetit tonë. Kryeministri gjithashtu nënvizoi planet e mëdha investive në vend, përfshirë projektin e hekurudhës Prishtinë–Durrës, zhvillimin e hovshëm të sektorit të teknologjisë dhe mundësitë që kompanitë amerikane të bashkëpunojnë e të investojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Të ngjashme