Kurti takohet me përfaqësuesit e Sindikatës së Trepçës

| 04 Mar 2020 | 13:03 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim delegacionin e Sindikatës së Punëtorëve të Kombinatit Trepça, shoqëruar nga zëvendëskryeministri, Haki Abazi, ministrja e MEPTINIS, Rozeta Hajdari, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, këshilltarit të MEPTINIS, Getoar Mjeku, si dhe Nazmi Mikullovci, ish-drejtor i ndërmarrjes Trepça Sh. A.

Ndërsa delegacioni Trepça Sh. A. përbëhej nga z. Gani Osmani, kryetar i Sindikatës, z. Xhevat Kaqiku, nënkryetar, si dhe anëtarët e kryesisë, Lahë Hetemi, Refik Mehmeti, Eset Meha dhe Refik Beqiri. Ishte i  pranishëm edhe z. Shyqyri Sadiku, drejtor i prodhimit në Minierën e Stan Tergut.

Mes bashkëbiseduesve u trajtua rëndësia e kombinatit të Trepçes, rivitalizimit të prodhimit dhe mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve. Gjendja në Trepçe është e rënduar si rezultat i neglizhencës dhe keqmenaxhimit që prej pasluftës.

Të dy palët u pajtuan se është urgjente të vazhdohet puna për gjetjen e modelit dhe zbatimin e vendimeve që fillimisht do të përmirësojnë gjendjen, me qëllim që të arrihet rentabiliteti dhe qëndrueshmëria financiare e që Trepça të bëhet kontribues i zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë.

Të ngjashme