Kurti takohet me Sekretaren e Përgjithshme të Forumit Ekonomik të Vjenës, ZKM jep detaje

Prishtinë | 15 Qer 2024 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim Sekretaren e Përgjithshme të Forumit Ekonomik të Vjenës, Elena Kirtcheva, për të biseduar për hapat e mëtejmë në drejtim të avancimit të rolit të organizatës dhe për të promovuar bizneset nga Kosova si masë drejt zhvillimit ekonomik.

Siç njofton ZKM, në këtë takim është biseduar rreth mundësisë së avancimit të statusit të organizatës me ndihmën e Republikës së Kosovës si anëtare e VEF si dhe organizimit të forumit të radhës në Vjenë gjatë nëntorit të këtij viti.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar ndaj bashkëpunimit të ngushtë me VEF dhe promovimin e bizneseve vendore me qëllim të rritjes ekonomike për dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme