Kurti takohet me senatorin zviceran, diskutojnë për situatën politike

Prishtinë | 25 Gus 2023 | 13:29 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka takuar senatorin zviceran, njëherësh Kryetarin e Komisionit për Çështje Juridike në Parlamentin e Zvicrës, Carlo Sommaruga.

Siç njofton ZKM, ata diskutuan për situatën politike në vend, zhvillimet e fundit, qeverisjen e deritanishme dhe për rolin e rëndësinë e diasporës shqiptare në Zvicër.

Kryeministri Kurti e falënderoi senatorin Sommaruga për vizitën, interesimin për Kosovën dhe mbështetjen e vazhdueshme të tij.

Në takim kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Hydajet Hyseni.

Të ngjashme