Kurti takohet me Sladjana Pantiqin: Pjesëmarrja në zgjedhje i kontribuon zhvillimit të demokracisë

Prishtinë | 25 Mar 2023 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të shtunën ka pritur në zyrën e tij kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit, Sladjana Pantić.

Zgjedhjet e lira dhe të drejta, e pluralizmi politik janë parakusht i demokracisë. Në zgjedhjet e prillit të këtij viti në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, qytetarët kanë mundësinë të krijojnë zë të fuqishëm përmes përfaqësuesve të zgjedhur e të jenë pjesë e vendimmarrjes. Kështu qytetarët tregojnë fuqinë e tyre brenda një shteti demokratik si Kosova.

Pjesëmarrja e jo bojkoti i kontribuon edhe zhvillimit të demokracisë edhe adresimit të nevojave të komunitetit.​

Të ngjashme