Kurti takoi deputetin e Parlamentit të Greqisë, folën për bashkëpunim bilateral

Prishtinë | 16 Maj 2025 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot në zyrën e tij, George Papandreou, ish-kryeministrin e Greqisë dhe tash deputet i PASOK-ut në Republikën e Greqisë.

Ata diskutuan rreth bashkëpunimit bilateral në rritje ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe rajon, si dhe bashkëpunimin mes partive simotra e dy subjekteve politike që drejtojnë.

Papandreou po qëndron në Prishtinë, ku gjatë paradites, bashkë me kryeministrin Kurti, mori pjesë në hapjen e punimeve të Këshillit Botëror të Unionit Ndërkombëtar të të Rinjve Socialistë (IUSY).

Të ngjashme