Kurti takoi edhe deputetin goran, nuk tregon se a e siguroi mbështetjen e tij për qeverinë e re

Prishtinë | 03 Pri 2025 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të takimeve konsultative me përfaqësues politikë të komuniteteve joshumicë për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës priti në takim deputetin e zgjedhur që përfaqëson komunitetin goran në Kuvendin e Republikës, Kryetarin e Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha.

Në takim u theksua rëndësia e seancës konstituive të Kuvendit të datës 15 prill në procesin e formimit të institucioneve të legjislaturës së 9-të dhe roli e angazhimi i partive politike në parlament për të përfaqësuar dhe përmbushur vullnetin e qytetarëve të shprehur me 9 shkurt.

Të ngjashme